Rikthehet Puyol, Xavi 10 ditë jashtë fushave

Mbrojtësi i Barcelonës, kapiteni Carles Puyol do të jetë në radhët e katalanasve në ndeshjen e radhës me Arsenalin në kuadër të Champions League për ndeshjen e kthimit.
Burime nga klubi kanë thënë se mbrojtësi është aftësuar dhe do të aktivizohet në ndeshjen përballë Arsenalit. Lajmi i keq nga Barcelona, është se pas një tërheqje muskulore, mesfushori Xavi Hernandez duhet të qëndrojë jashtë fushe për 7 deri në 10 ditë.