Rasti i parë në Shqipëri me gripin e derrit
Lajmi është konfirmuar nga ana e autoriteteve rumune, të cilat kanë bërë analizat e studentit, që tashmë rezulton i prekur nga ky virus. “Nga analizat që na kanë mbërritur një rast ka rezultuar me H1N1. Ka qenë student me shenja të një gripi të zakonshëm është pa probleme dhe nuk është shtruar në spitalin infektiv dhe nga të dhënat që kemi, gjendja e tij ka qenë e mirë”, deklaroi Silva Bino, nga Departamenti i Semundjeve Infektive.
Vlen të theksohet se studenti është vizituar ditën e tretë, të shfaqjes së shenjave të sëmundjes, që sipas specialistëve të shëndetësisë nuk përbën rrezik për infektimin e të tjerë personave. Rastet me virusin A/H1N1 thonë specialistët nuk janë me bartes të këtij virusidhe nuk e transmetojnë atë tre dite nga fillimi i shenjave.