E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 5-vjeçarit, Godo: Hetim për rastin

Ministrja Anila Godo ka deklaruar se do të zhvillohen hetime për këtë rast tragjik dhe se për këtë në spitalin e Korçës janë dërguar një grup specialistësh enkas për shqyrtimin e çështjes. “Çështja ndodhet edhe në duart e prokurorisë, ndërsa në kemi dërguar një grup specialistësh për të shqyrtuar çështjen”, tha Godo.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se në të gjitha rastet, kur në zona të thella, mjekët ndodhen në vështirësi apo ka mungesë medikamentesh, helikopterët në varësi të kësaj ministrie janë gjithmonë në dispozicion për të shpëtuar jetën e pacientëve.

Në rastet urgjente, strukturat shëndetësore në të gjithë vendin janë të detiruar të kërkojnë ndihmë për transportimin e të sëmurëve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›