E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen gurorja, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Nga shpërthimi ka humbur jetën shtetasi Zef Simoni, 58 vjeç, ndërsa i plagosuri është shtetasi Pal Gjini, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se dy personat ishin pranë fabrikës së çimentos, në momentin që ka ndodhur shpërthimi. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të hetuar shkaqet e shpërthimit, që deri më tani nuk bëhen ende të ditura.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›