E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtroi presion, ikën drejtori i Spitalit të Lushnjës

Punonjësit e spitalit ka bërë peticion, të cilin ia kanë dërguar ministres së Shëndetësisë. Në vend të drejtorit të shkarkuar është emëruar Josif Premçe,deri më tani zëvendësdrejtor i këtij spitali. Robinson Lipe, i cili mbante deri dje postin e drejtorit të spitalit të Lushnjës, ka qenë në krye të listës së Partisë Republikane si kandidaturë për deputet për Qarkun e Fierit në zgjedhjet e 28 qershorit.

Presionet pasive dhe aktive si dhe kërcënimet e drejtorit kanë detyruar bluzat e bardha që t’i drejtohen me një peticion ministres së Shëndetësisë, Anila Godo. Në këtë peticion, mjekët citonin se ndiheshin të rrezikuar për vendin e punës.

Ministrja Anila Godo e ka komunikuar shkarkimin në një mbledhje të zhvilluar pasditen e djeshme në Lushnjë, në të cilët Lipe nuk ishte i pranishëm.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›