Ratifikim sa me te shpejte te traktatit mbi paktin fiskal

Ratifikimi sa më i shpejtë i traktatit mbi paktin fiskal do të jap një kondribut të fortë në stabilizimin e situatës në Spanjë dhe zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe të borxhit publik në Eurozonë. Kështu ka deklaruar ministri i Ekonomisë gjermane, Philipp Roesler gjatë një vizite në Lisbonë.
“Mbi të gjitha besoj se ne do të zgjidhim vështirësitë brenda hapësirës së monedhës së përbashkët nëse do të ratifikojmë me shpejtësi traktatin mbi paktin fiscal të BE. Ky do të jetë sinjali i duhur për tregjet financiare dhe një mbështetje për biznesin e vogël dhe të mesëm europian. Ratifikimi i traktatit për paktin fiskal do të tregojë se Europa dhe të gjitha shtetet europiane janë të gatshëm të mbrojnë monedhën e tyre të përbashkët dhe në këtë mënyrë edhe tregjet financiare do të qetësohen”, vlerësoi Roesler.
Gjithashtu Roesler është shprehur se është i impresionuar nga reformat e Portugalisë si pjesë e një procesi të rregullimit ekonomik të diktuar në kushtet e planit të shpëtimit ndërkohë që ka vlerësuar konsensusin politik të Portugalisë për përkrahjen e reformave.
“Përgëzoj qeverinë portugeze që ratifikoi më shpejt se të tjerët planin e shpëtimit ekonomiko-financiar. Ky veprim duhet të merret si shembull edhe nga vendet e tjera që janë duke kërkuar një mbështetje të gjithanshme për aplikimin e reformave. Mendoj se kjo gjë duhet të ndiqet edhe në Spanjë”, theksoi ai.
Ndër të tjera ministri i ekonomisë gjermane i ka kërkuar BE që të ratifikojë sa më shpejt traktatin për paktin fiskal, pasi sipas tij kjo gjë do të ndihmonte në stabilizimin e situatës në Spanjë dhe më gjerë.