Shah - fiton indiani

Kampioni i botës në shah mbetet i njëjti. Ai është indiani Visuanatan Anand duke arritur në Moskë atë që patriotja e tij Koneru Humpi nuk ia doli ta fitonte në Tiranë. Anand, kampioni i vitit 2011, fitoi finalen ndaj izraelitit Boris Gelfald, pas një dueli epik dhe tepër të barabartë.
Pasi të 12 ndeshjet e finales normale përfunduan në barazim dhe rezultati u fiksua në 6-6, u desh një finale speciale në kryeqytetin rus, e përbërë nga 4 ndeshje të shpejta, të quajtura “ndeshja e Armagedonit”.
Tri prej këtyre ndeshjeve të shpejta përfunduan sërish në barazim, por Anandi 42-vjeçar fitoi të dytën, duke bërë të vetin titullin kampion përballë izraelitit 43-vjeçar si dhe duke marrë çmimin prej 2.5 milionë dollarësh. Gelfand siguroi të drejtën që të luante finalen pasi fitoi në gjysmëfinale ndaj rusit Aleksandër Grishçuk.
Pas ndeshjes, ai deklaroi se “përballja ishte kaq e barabartë saqë nuk e kisha idenë sesi do të ishte finalja e fundit, jam shumë i tensionuar për të qenë i lumtur, më shumë mund të them se jam i lehtësuar”.
Anand është tenisti më i fortë në botë duke fituar titullin botëror 4 vjet radhazi, pasi u shpall kampion bote për të rinj më 1989 dhe pasi u bë i pari Mjeshtër i Madh në historinë e shahut indian në moshën 16-vjeçare.