E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul: Barça tentoi dy herë për mua

Ikona e Real Madridit, Raul Gonzales, ka zbuluar se kishte mundësi për t'u bashkuar me Barcelonën në dy raste, por nuk ishte i prirur ndaj një lëvizjeje të tillë drejt katalanasve, ngaqë bëhej fjalë për rivalët e përjetshëm. Sulmuesi me përvojë, që gati e kaloi gjithë karrierën e tij në "Santiago Bernabeu" thekson se një kalim te skuadra e "Camp Nou" i është ofruar si mundësi dy herë, por për të nuk ka qenë kurrë një opsion serioz për shkak të "armiqësisë" së madhe mes dy gjigantëve spanjollë. "Barcelona dy herë tregoi interes të nënshkruante me mua, megjithatë kurrë nuk mund të luaja për të", - pohoi Raul.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›