Bruksel, 5 vendet eBE nuk ndryshojnëqendrim për Kosovën
BRUKSEL- Ministrat e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën – Greqisë, Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Qipros kanë përsëritur në takimin e sotëm, por edhe në paraqitje publike, se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin rreth Kosovës. Lajmi konfirmohet nga radio Europa e Lire.
Por, këta ministra kanë pohuar se sjellja e vendeve të tyre rreth Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi do të jetë konstruktive dhe se do të mbështesin dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, si dhe perspektivën evropiane të tërë rajonit.
Ministrat e BE-së kanë diskutuar për Kosovën në orët e pasdites dhe, sipas burimeve të Bashkimit Evropian, ministrat kryesorë kanë thënë se nuk mund të ketë më negociata për statusin e Kosovës dhe nuk mund të ketë biseda për ndarje të territorit të Kosovës.
Mirëpo, për shkak të dallimeve të pesë vendeve anëtare, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Eshton, nuk ka mundur të thotë se ky është qëndrim edhe i Bashkimit Evropian, ndonëse në BE pohojnë se oferta për dialog, të cilin do ta ndihmonte Bashkimi Evropian për Prishtinën dhe Beogradin, nënkupton dialogun për çështje praktike, për raporte më të mira fqinjësore në rajon, për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për përshpejtimin e rrugës së integrimeve evropiane, por jo negociata për statusin.
Shumë shtete që janë angazhuar për të ndihmuar Serbinë në përshpejtimin e rrugës evropiane të saj, kanë thënë se duhet pritur së pari se si do të sillet Serbia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku insiston se do të propozojë një rezolutë, me të cilën do të kërkojë negociata të reja për statusin e Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)