Raul, kurrë nuk do ta harrojë Schalken

Ikona spanjolle shënoi golin e tij të 21-të këtë edicion në fitoren që përveq që i siguroi Schalkes pozitën e tretë në tabelë, por për më tepër konfirmoi pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, kjo ishte ndeshja e fundit e Raulit në Velsins Arena. 34 vjeçari e kishte të vështirë ta përshkruajë me fjalë aventurën e tij dyvjeçare me Schalken.
“Ka qenë një ditë e veçantë dhe përplot emocione. Gjëja më e sigurt është se Schalke mori pozitën e tretë dhe do të jetë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Kam shënuar në ndeshjen time të fundit në shtëpi dhe nuk jam fjalë ta përshkruajë gëzimin që ndjej. Është mrekulli. Tifozët janë me ekipin deri në vdekje, në fitore dhe humbje. Do tu jam mirënjohës përgjithmonë. Kurrë nuk do ta harroj Schalken”, deklaroi Raul për Bild.