Raundi I presidencial, Berisha takohet me aleatët
Kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike ka mbledhur sërish në takim aleatët, për të dytën herë gjatë ditës së sotme.
Në takimin ku marrin pjesë krerët e LSI, PDIU dhe PR pritet të konsultohen emra konkret për postin e kreut të shtetit, me qëllim që nesër në raundin e parë të votimit të shkohet me kandidat.
Ndërkaq edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur nje takim me anëtarët e kryesisë së saj, ku është mandatuar zoti. Meta për negociatat për Presidentin. Pas përfundimit të mbledhjes, Meta nuk ka dhënë asnjë emër konkret, por i ka qëndruar idesë për një President konsensual.
“Nuk kemi ende asnjë emër konkret për Presidentin. Presim të kemi zhvillime pas takimit me aleatët e maxhorancës.Qëndrimi jonë është për një President konsensual” tha ai.