Ish-prokurori kërkon dëmshpërblim nga Topi dhe Rama

Ina Rama - Bamir Topi
Ish-prokurori, Tom Dedaj, ka paditur Presidentin e Republikës, Bamir Topi, dhe Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, për shkarkimin nga detyra.
Topi në shtator të vitit 2009 dekretoi shkarkimin nga detyra të prokurorit ndërkohë që tashmë ai kërkon dëmshpërblim.
Dedaj, ish-prokuror i Kurbinit, kërkon një dëmshpërblim prej 2 milionë lekësh, pagimin e kamatë vonesave për shumën mbi 3 300 000 lekë që është vlera e pagës nga dita e shkarkimit e në vazhdim.
Ish-prokurori ankimojë në Gjykatën e Apelit shkarkimin e tij dhe vendimi i saj, kërkoi rikthimin e tij në punë. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. /F.S/