E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Monti: Të pezullohet futbolli për 2-3 vjet

Mario Monti

Kryeministri italian Mario Monti ka sugjeruar pezullim të futbollit për 2 ose 3 vjet në Itali. Gjatë një konferencë për sportin, kryeministri Monti është shprehur se nuk është duke bërë një propozim, aq më pak një propozim që vjen nga qeveria, por është një sugjerim, që në Itali futbolli të pezullohet për 2-3 vjet.

“Unë nuk jam duke bërë një propozim, aq më pak një propozim që vjen nga qeveria ime, por është një dëshirë që ndonjëherë – edhe pse unë kam qenë shumë i apasionuar pas futbollit vite më parë – për dy ose tre vjet do të ishte mirë të pezullohej kjo lojë- ka thënë Monti.

Dy ditë më para futbolli italian u trondit nga arrestime të reja në rradhët e futbollistëve të akuzuar për fiksimin e rezultateve. Rreth 18 ishin të arrestuarit, mes të cilëve edhe kapiteni i Lacios, Stefano Mauri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›