Fushë- Kruja 10 ditë pa drita, qytetarët në protestë

CEZ-Sperndarje
Sot është zhvilluar një protestë nga qytetarët Fushë- Krujës përpara zyrave të CEZ në qytetin e Fushë-Krujës. Qytetarët kanë dalë në protestë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe lënien e Fushe – Krujës dhe rrethinave për 10 ditë në terr.
Qytetarët shprehen se është përgjegjësi totale e CEZ-it, e cila po lufton me debitorët që paguajnë dhe me ata që nuk kanë të paguajnë.
Në protestë merrte pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Fushë- Krujës, Gjon Bardhi dhe administrata e bashkisë.
Pas protestës, kryetari i bashkisë së Fushë – Krujës Gjon Bardhi dhe një pjesë e mire e familjareve shkuan ne ambientet e policisë për të bërë një denoncim ndaj CEZ.
Por, në ambientet e brendshme të policisë nuk kishte drita dhe autoritetet përgjegjëse e shkruan me shkrim dore denoncimin.