Raundi i 4-t i bisedimeve SHBA-Iran, kryediplomati i Omanit: Takohemi më 3 maj

Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një marrëveshje të mundshme bërthamore do të vazhdojnë me një raund të katërt javën e ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Omanit.
Sipas tij, bisedimet do të zhvillohen më 3 maj duke theksuar se parimet thelbësore, objektivat dhe shqetësimet teknike u adresuan të gjitha.
“Bisedimet do të vazhdojnë javën tjetër me një takim të mëtejshëm të nivelit të lartë të planifikuar përkohësisht për 3 maj, ” tha Badr Albusaidi në rrjetin social X, duke shtuar se “parimet thelbësore, objektivat dhe shqetësimet teknike u adresuan të gjitha ” në takimet e sotme në Muscat të Omanit.
Ndërkaq, dy ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në rrugë në të mbarë në negociatat me Iranin sa i përket çështjeve të armëve bërthamore.
“Ka vetëm dy opsione. Një opsion nuk është aspak një opsion i mirë”, tha ai, duke iu referuar një opsioni të mundshëm ushtarak nëse Irani vijon krijimin e armëve bërthamore.
Megjithatë, sipas Trump kjo mund të mos jetë e nevojshme sepse “ne po ecim shumë mirë në një marrëveshje me Iranin… ajo është në rrugën e duhur. Ne mund të kemi një vendim shumë të mirë dhe shumë jetë do të shpëtohen”.
/rtsh.al/