Ridvan Bode: Tre ditë përpara 21 janarit u kthyen paratë e pastruara në Australi
Share
Ministri i Financave, Ridvan Bode, duke diskutuar në Kuvend dje për ligjin për pastrimin e parave, ka aluduar se më 21 janar 2011 janë përdorur para të pastruara më parë në Australi. Bode tha se dosjen e kanë dorëzuar në prokurori.
Ndodhi 21 janari dhe ne ju njoftuam që tre ditë përpara, kemi njoftuar prokurorinë dhe policinë. Kanë ardhur para që kemi denoncuar në prokurori se janë bërë pastrim në Australi. Dhe u kthyen tre ditë përpara 21 janarit, një shumë jo e vogël parash dhe ne ia kemi çuar prokurorisë të gjithë dosjen dhe u kemi thënë ja ku po kthehen paratë e pastruara, tha Bode.