Ekzekutimi i zyrtarit të komunës në Has, ngujohen dy fise. Shkaku i sherrit: një vend pune
Share
Dy fise në zonën e Hasit janë ngujuar pas ekzekutimit të sekretarit të komunës Gjinaj, Naim Bytyçi. Ky i fundit u qëllua për vdekje nga Qamil Kastrati, që punonte si infermier në qendrën shëndetësore të Gjinajt. Por policia ka arrestuar përveç Kastratit edhe mjekun Bajram Murriqi, i cili akuzohet se ka ndihmuar Kastratin të largohet nga vendi i ngjarjes. Për këtë arsye tani janë tre fise që kanë hyrë në hasmëri, fisi Bytyçi që kërkon të marrë gjak dhe fiset Kastrati e Murriqi, të cilët janë ngujuar.
Por cili ka qenë shkaku i këtij krimi. Siç raporton GSH, përplasja ka nisur pasi Bytyçi synonte që të largonte nga puna Kastratin si infermier, për të punësuar aty të shoqen.
Kjo është Shqipëria, vend i zhvilluar.