E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, ne reforme pas greves 65 naftetareve

Pas dy javesh heshtjeje dhe daljes nga greva e 22 naftetareve te ngujuar, ka nisur dje reforma e shume kontestuar ne ndermarrjen e naftes Gorisht. Drejtoria e kesaj ndermarrjeje ka firmosur urdhrat e shkarkimit te 65 punonjesve, te cilet do te kene mundesine e marrjes se shperblimeve monetare, qe jepen pas largimit nga detyra. Drejtori i institucionit, Musa Xhuveli, tha dje, per gazeten "KJ", se "sot ka nisur reforma, e cila nuk kthehet me pas. Jane kryer te gjitha procedurat sipas ligjit dhe njekohesisht drejtoria u eshte permbajtur kritereve te percaktuara ne ligj per kete reforme". Ne lidhje me koston sociale, zyrtari sqaroi se, "duhet te kemi parasysh se kjo eshte reforma me e lehte dhe punonjesit jane trajtuar financiarisht. Cdo punonjes ne fund te dy viteve te trajtimit monetar nga ndermarrja do te marrin mesatarisht nje sasi prej 8-10 milione leke te vjetra".

O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›