E Diel, 1 Nëntor 2026

Shijak/ Sherr per pronen, atentat me bresheri kallashnikovi

SHIJAK - Sherri per nje cope toke per pak sa nuk ka perfunduar ne tragjedi pas atentatit te deshtuar ne mesnate. Policia e Shijakut ka shpallur ne kerkim nje 22-vjecar, i cili dyshohet se ka tentuar te vrase me arme zjarri personin me te cilin kishte konflikt pronesie. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Durresit, bene te ditur se 22-vjecari Alvaro Jashari, lindur dhe banues ne Shijak, ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te L. Rr., 37 vjec, i cili udhetonte me automjetin tip "Ford", me targa DR 6958 C. Ngjarja ka ndodhur mesnaten e se dieles, ne lagjen "Koder", te qytetit te vogel dhe fatmiresisht nga bresheria e armes jane thyer vetem xhamat e mjetit. Nga hetimet e kryera prej eksperteve rezulton se ngjarja ka ndodhur per motive pronesie, por nuk u be e mundur te ndalohet autori i dyshuar i krimit, duke shperndare fotot e tij ne cdo komisariat.

K.J


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›