E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i kërkon llogari PS-së pse nuk kandidon Nanon: Ju mbajti 8 vjet në pushtet. Unë doja Topallin presidente

Share

Gjatë fjalës së tij të gjatë në Kuvend, Berisha është ndaluar edhe tek kandidatura e Fatos Nanos, duke i kërkuar PS-së që ta kandidojë. Berisha u shpreh se është e pabesueshme që PS nuk kandidon Nanon për president, edhe pse ky i fundit i ka mbajtur për tetë vjet në pushtet.

Po Fatos Nano çfarë u ka bërë ju që e shihni si armik. Ai ju mbajti tetë vjet në pushtet. Çfarë kërkoni më shumë nga ai. Përse keni frikë? Ai bëri një gabim, pasi emëroi 74 ministra.Posi mor nuk thoni një fjalë për Fatos Nanon, por keni mbyllur gojën dhe iknit me vrap kur u pyeste gazetarja për Fatos Nanon, ka thënë Berisha.

Parakësaj, Berisha sulmoi gazetarin Sokol Balla, duke thënë se, për të shkuar tek Sokol Balla, duhet të merrni leje tek ai manari, Fuga.

Gjatë fjalës së tij, Berisha për herë të parë është shprehur se preferonte që Jozefina Topalli të ishte kandidatja e mazhorancës për presidente.

“Në vetëdijen time më të thellë, Jozefina Topalli do përfaqësonte këtë vend në mënyrën më dinjitoze. Pyeteni kryetarin tuja e Klosin çfarë ju thanë për Topallin. Nuk ja u thotë dot. Ka drejtuar në mënyrën më të vendosur e të panashme parlamentin. Ka përfaqësuar Shqiëprinë në mënyrën më dinjitoze“, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›