Valter Novelino: “Torino do të shpëtojë”Valter Novelino: “Toro është një skuadër e mirë. Jam i bindur që do të shpëtojmë”

Torino prezantoi trajnerin e ri Valter Novelino. “Toro është një skuadër e mirë. Jam i bindur që do të shpëtojmë”. Tekniku i skuadrës italiane ku aktivizohet edhe shqiptari nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, është optimist në lidhje me të ardhmen e skuadrës. “Gabimi im në sezonin paraardhës, - shpjegoi tekniku, - ishte që nuk isha mjaftueshëm elastik në raport me shtypin dhe tifozët”. Torino humbi ndeshjen e fundit në shtëpi 4-1 me Fiorentinën, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit Xhani De Biasi.
E Marte, 09 Dhjetor 2008