E Shtunë, 31 Tetor 2026

Re-FRESSH në Fier, Rama: Procesi i hapjes së PS po vazhdon energjikisht

Edi Rama në Lushnje

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar edhe sot turin e shpërndarjes së teserave për anëtarët e rinj të kësaj partie. Pas takimeve të mbajtura me këtë rast në Durrës dhe Lushnje, sot kreu i opozitës ka udhëtuar për në qytetin e Fierit për të takuar nga afër anëtarët më të rinj të partisë së tij.

RE:FRESSh dhe anëtarësime të reja në PS Fier, zonë me gravitet të fortë socialist e progresist. Procesi i hapjes së PS po vazhdon energjikisht, shkruan Rama në profilin e tij në rrjetin social Tuiter.

Lideri i opozitës gjithashtu ka bërë të ditur se këtë javë hapet edhe një portal në ueb (internet) për të lehtësuar anëtarësimet për ata që duan një pikë konsultimi e po ashtu për anëtarësimet online. /F.S/

*   *   *

Kryesocialisti Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit të Lushnjes.

Gjatë takimit me kreun e selisë rozë, të rinjë ushnjarë janë njohur me programin Për një rilindje Shqiptare të socialistëve,  i cili sipas Ramës mbetet instrumenti më i sigurt i ndryshimit në kushtet e zallahisë morale e të politikës së arsyes së humbur.

Në mesazhin e tij të shpërndarë në Tuiter, kreu i opozitës shprehet  se politika e socialistëve duhet të jetë në duart e sa më shumë të rinjve, grave e familjeve të zakonshme të këtij vendi, të cilët përballen përditë me varfërinë, keqarsimimin, papunësinë e degradimin social.

Në takimin e sotëm kanë marrë kartën e anëtarësimit në PS 300 të rinj  lushnjarë. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›