Reagim, PS: Prifti genjen per cmimin e energjise
Partia Socialiste ka reaguar dje ndaj deklarates se ministrit Prifti, per subvencionin e cmimit te rritur te energjise. "Dritan Prifti, pasi u dhuroi shqiptareve per festat e fundvitit shtrenjtimin e cmimit te energjise, mashtroi per here te dyte shqiptaret",-tha zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj. Ajo tha se nuk ka energji te lire sic pretendon ministri, por vetem genjeshtra, te cilat keto kohe thuhen lirshem nga kryeministri dhe ministrat e tij. Partia Socialiste beson se shqiptaret do vuajne rritjen e cmimit te energjise, do e vuajne jo vetem familjaret por edhe bizneset, per te cilet energjia eshte rritur plot 22 %. Sipas saj, shtrenjtimin e cmimit te energjise do ta vuajne familjet e papuna, pensionistet, invalidet e mbi te gjitha, familjet e varfra. "Prandaj i themi sot kryeministrit, mjaft i genjeve shqiptaret. Kriza ne te cilen ti e ke futur Shqiperine, ka vetem nje zgjidhje: hapjen e kutive ose largimin tend bashke me kutite", tha Imeraj.