Sandri kundërshton raportin negativ për lirinë e shtypit në ShqipëriNga Antena brenda familjesDalja e Raportit Vjetor për Lirinë e Shtypit nga organizata “Reporterë pa Kufij”, e cila e zbriste Shqipërinë 8 shkallë në renditje sa i përket lirisë së sh
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri kundërshton raportin negativ për lirinë e shtypit në ShqipëriNga Antena brenda familjesDalja e Raportit Vjetor për Lirinë e Shtypit nga organizata “Reporterë pa Kufij”, e cila e zbriste Shqipërinë 8 shkallë në renditje sa i përket lirisë së shtypit, e mërziti shumë Sandrin. Mori në telefon doktorin për ta qetësuar, se e merrte me mend që dhe ai ishte duke turfulluar në ato momente.
- Doktor, e pe ata legenët ç’kishin bërë në raport?
- E pashë Sandër, s’ke ç’i bën. Ti e di, “Reporterët pa Kufij” e kanë qendrën në Francë. S’na kanë dash kurrë. Megjithëse unë kam marrëdhënie shumë të mira me Francën, me ambasadoren franceze, me presidentin Sarkozy, prapë ata të medies nuk mund të thuhet që i kam miq. S’ke ç’u bën atyre.
- Në fakt doktor nuk është për t’u mërzitur, se rënie kishte gjithandej. Se i pashë pak lajmet te Topi, dhe ata e kishin bërë mirë lajmin. E kishin injoruar Shqipërinë dhe merreshin me Francën dhe Italinë. Dhe ata ishin shumë keq. Një në vend të 43-të e një në vend të 48-të. Është shenjë e keqe. Dhe kështu duhet trajtuar. Do t’u jap porosi dhe atyre të mive të fokusohen te çështja e Italisë dhe Francës. Se aty është keq situata.
- Sandër, dakord xhanëm, bëje atë, mirë, shiko, nejse, kjo punë nuk është aq e thjeshtë, kupton ti apo jo? Por, nejse, shiko, lëre më mirë fare, mos bëj lajm.
- Po jo mo se ata shkërdhatat e di unë si e duan ata. Se ia fusin pordhës komplet. S’kanë asnjë lidhje me realitetin. Si mor paska bërë hapa mbrapa Shqipëria në 8 shkallë?! Po vetëm të shikosh ku ishim vjet e ku jemi sivjet, as që krahasohemi. Brenda një viti unë kam ndërtuar dy studio gjigante, kam marrë 3 mijë metra tokë në Kinostudio, kam marrë 7 milionë euro reklama vetëm nga administrata. Unë jam ngjitur 20 shkallë në krahasim me vitin e kaluar. ǒjanë këta k… xhanëm që bëjnë këtë raport? Duhet t’i gjejmë këta doktor kush janë… duhet t’i gjejmë se s’bën.
- Sandër, dakord, ne mund t’i gjejmë, po të jesh i bindur ti se ata s’kanë për t’u tërheqë nga ajo rrugë. Shiko, Sandër, të të them një gjë. Një Genc Ruli kisha kundërshtar deri më 2005 dhe më nxinte në çdo raport ndërkombëtar. U detyrova bëra paqe me të, e futa në qeveri, që tani Instituti i tij të bëjë raporte pozitive për Shqipërinë, pasi zakonisht merr këto projektet e Bankës Botërore apo të të tjerëve për situatën ekonomike.
Dhe tani në një vend t’i ngelet qejfi, menjëherë ta nxjerr inatin te raportet. Unë të gjithë ministra s’i bëj dot këta o zotëri, s’kam ç’u bëj.
- Jo mo se s’janë të gjithë si Genci. Ndonjë b...q... i vogël do jetë ky, e gjejmë dhe s’dihet si shkon puna. Se është shumë skandal në fakt. Atë tha dhe Fevziu. “Shumë skandal është, - tha. - Media jonë është më e mira në Ballkan, ata thonë jemi të fundit.”
Po ku ka televizion në Ballkan si Klani, për shembull, që fiton kaq shumë, me kaq pak staf dhe kaq pak prodhim? Unë s’di se kë quajnë hap mbrapa ata. Po pse mor, për një gjobë që i vunë News 24 dhe për nxjerrjen në rrugë të gazetës “TemA” paskemi bërë hapa mbrapa ne? Po kush pyet për ata mo.
- Sandër, shiko, një problem është ai. Se disa muhabete i kishim ndryshe për hir të së
vërtetës. Më the nxirre “TemA”-n në rrugë, se i bllokoj unë deklaratat kundër qeverisë në media. Në fakt asgjë s’ke bllokuar. Dhe në Progres-Raportin e BE ishte, dhe problem për liberalizimin e vizave po bëhet madje. Po kështu dhe me News 24. Më the futu gjobë atyre dhe Vizionit se e mbulon ti Mesilën, në fakt e le zbuluar, të gjitha të sharat ajo i hëngri. Më detyrove ta bëj deputete. Dhe licencën e Ora News, që i thonë asaj të korruptuar, për hir të së vërtetës ta dhashë ty. Ca gjëra duhet t’i themi.
- Dakord doktor, nuk them se s’kam përgjegjësi dhe unë, po kjo është gënjeshtër. Ne s’mund të komentojmë një gënjeshtër. Ne kemi bërë hapa para. Fevziu e kishte rrogën 12 mijë euro, e ka 20 mijë euro. D.m.th., Fevziu është ngritur 8 mijë euro, ata thonë keni rënë 8 shkallë. Pse, sa mijë euro i rritet rroga Fevziut, aq shkallë rënka liria e shtypit këtu?! Ia kanë fut pordhës ata, dëgjo mua. S’është raport ai, është paçavure.
Duhet injoruar fare ajo pjesa e Shqipërisë, ia kanë fut kot. Dhe ato të tjerat që thua ti nuk është se ngrenë peshë. Vërtet thonë që Mesila është e korruptuar, po dhe unë mos kujto se i kam mbajt të gjitha për vete lekët që mora nga shitja e licencës.
Pastaj atë të gazetës “TemA” unë thashë ta nxjerrim në rrugë, por me lezet. Ju hoqët gazetën “TemA” dhe aty bëjnë akoma duralumin në një repart. Ata të huajt kanë sy e shikojnë dhe këtu s’kam faj unë. I kam thënë dhe Bujar Nishanit atëherë, që tani që iku “TemA”, hiqini policët andej, se kur kalon atje, shihen policë që ruajnë një shtypshkronjë që është ndryshkur, ngaqë është bllokuar, dhe mes tyre punojnë dy shtypshkronja të tjera dhe një repart duralumini. Për këtë e keni fajin vetë. Unë thashë q.. robt, mbylle fare, mos të ketë mundësi të dalë të nesërmen. Ai e nxori prapë. Në momentin që e nxori prapë, s’ke ç’i mban policët atje, hiqi. Të thashë. S’kam faj për atë. Problemi është se këta kanë gënjyer. Siç të thashë, ne jemi dyfishuar nga buxheti, Fevziu ka dyfishuar rrogën, ka blerë dhe 10 kostume të reja, po dhe këto mediat e tjera përpara kanë bërë. Ja, Irfani i “Panoramës” po pret të marrë ndonjë punë dhe i kënaqur është. Fahriut i kanë ecë punët, ka marrë rrugë sa ka dash, shumë mirë është. Nuk e shikoj ku kemi bërë hapa mbrapa ne...
- Sandri, dakord, ke të drejtë, po shiko, nuk është puna vetëm te lekët, se ata, shiko, Sandër, ata e kanë me mue dhe duan të krijojnë idenë që unë i krijoj probleme lirisë së shtypit. Shiko, s’kam ç’u bëj atyre.
- Po jo mo burrë, se janë kot këta. Mbaj mend më ’97, kur të shpallën armik të shtypit, me një faks që nisa unë dhe Nikolla atëherë e hëngre. Janë kot këta, mos i beso. Ja se ua tregoj unë atyre.