Dom Gjergj Meta: Eshtrat e shenjtëve aty ku kanë vdekurNga Alsat, TemaShqiptarët, dhe jo vetëm ata, kremtojnë 6 vite nga lumnimi i Nënë Terezës. Ndërsa tashmë shenjtërimi i shqiptares shtatvogël, po me zemër të madhe, ka hyrë në fazën e dytë, një ser
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Dom Gjergj Meta: Eshtrat e shenjtëve aty ku kanë vdekurNga Alsat, TemaShqiptarët, dhe jo vetëm ata, kremtojnë 6 vite nga lumnimi i Nënë Terezës. Ndërsa tashmë shenjtërimi i shqiptares shtatvogël, po me zemër të madhe, ka hyrë në fazën e dytë, një seri aktivitetesh i kushtohen asaj në këtë ditë; koncerte, ekspozita dhe dokumentare, që përkujtojnë shpirtin dhe misionin e saj bamirës për më të varfrit e të varfërve. Përfaqësuesi i kishës katolike, dom Gjergj Meta, shpjegon procesin e shenjtërimit që merr në konsideratë jo vetëm mrekullitë, por çdo element që ka të bëjë me jetën e saj, madje edhe letrat e Nënë Terezës të botuara pak kohë më parë, në të cilat ajo rrëfen errësirën e shpirtit.
“Vetë Nënë Tereza tha se: ‘nëse një ditë do të jem shenjte, do të jem shenjte e errësirës’. Këtu qëndron edhe merita e madhe e Nënë Terezës. Kjo, jo vetëm nuk e ngadalëson procesin, por përndryshe edhe e përshpejton, sepse mbi të gjitha ajo qëndron besnike dhe thotë ‘kërkoj vetëm Zotin dhe e di që vepra që unë po bëj është vepra e tij’”, shprehet dom Gjergj Meta.
Dom Gjergj Meta ndonëse nuk mban një qëndrim zyrtar ndaj kërkesës së qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri, shpjegon se shenjtërit e kishës mbeten aty ku kanë vdekur, pasi ato kthehen në vende pelegrinazhi për besimtarët dhe misioni i Nënë Terezës ka lindur dhe ka marrë kuptim në Kalkutën e varfër të Indisë. “Varret e shenjtërve përgjithësisht bëhen edhe vende pelegrinazhesh. Varri nuk është thjesht një varr në vetvete, por është krejt një kontekst në të cilin ka lindur vepra, karizma e Nënë Terezës, që është India, është Kalkuta” tha dom Gjergj Meta.
Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza e Kalkutës, u lumnua më 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali i dytë, ndërkohë që pritet shenjtërimi i saj nga Kisha Katolike nga indianët, shqiptarët dhe të gjithë ata që admirojnë forcën e shpirtit dhe të misionit të saj bamirës. E më tepër se sa eshtrat, duket se shqiptarët duhet të kërkojnë të ndjekin shembullin e saj të përuljes ndaj Zotit dhe të dashurisë për më të varfrin e të varfërve.
Berisha: Nënë Tereza më shumë se kujtdo i përket Indisë
Kryeministri Berisha jo vetëm që është tërhequr nga kërkesa e vet për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri, por dje është shprehur se ajo i përket Indisë.
Në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, Berisha është shprehur se kërkesa e vet ka qenë thjesht njerëzore, pasi ajo tashmë i përket mbarë njerëzimit. “Gonxhe Bojaxhi u bë Nënë Tereza në Kalkuta të Indisë dhe ajo meriton më shumë se çdo gjë tjetër të quhet Nënë Tereza e Kalkutës. Nga ky qytet dhe nga ky vend i madh ajo u shndërrua në një shenjtore të gjallë të mbarë njerëzimit dhe nuk ka diskutim që i përket Indisë, i përket Kalkutës, që e bën atë Nënë të njerëzimit. Kërkesa ime është thjesht njerëzore, sepse kam bindjen se, në fund të fundit, çdo njeri, çdo vajzë do të dëshironte, po ta kishte të mundur të prehej pranë eshtrave të nënës dhe motrës së saj”, - tha Berisha gjatë vizitës së tij në misionin e Urdhërit të Nënë Terezës në Tiranë.
Kryeministri pohoi se nuk do të këmbëngulë më në kërkesën e vet për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri, pasi autoritetet indiane nuk mund ta pranojnë këtë gjë. “Nuk mund të them se do të ketë një vendim pozitiv nga autoritetet indiane, sepse ky është një vendim i vështirë, por ajo që mund të them është se kjo është një temë dialogu dhe dua të theksoj se një simbol kaq i madh dhe i çmuar që bashkon dy kombet tona nuk mund të jetë gjë tjetër veçse i tillë, nuk mund të shndërrohet në një kundërshti midis dy kombeve dhe dy vendeve tona”, - u shpreh Berisha.
Vetëm disa ditë më parë, Berisha në fakt deklaroi se kishte filluar negociatat me shtetin Indian, për të kthyer eshtrat e Nënë Terezës në Shqipëri, gjë që në fakt u mohua nga ana e palës indiane, e cila u shpreh se nuk kishte nisur kurrë negociata për këtë çështje. “Ne kemi filluar negociatat dhe po negociojmë me qeverinë e Indisë dhe do t’i intensifikojmë gjatë këtij viti këto negociata, në mënyrë që, po të jetë e mundur, në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, të rikthejmë eshtrat e saj dhe ajo të prehet në Shqipëri”, pohoi Berisha disa ditë më parë.