Reagim i Kryeministrit Berisha pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për Vasil Bollanon
- Reagim i Kryeministrit Berisha pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për heqjen e të drejtës politike dhe elektorale ndaj Kryetarit të Bashkisë së Himarës, zotit Vasil Bollano
21/04/2009
Kryeministri Berisha, duke mbetur gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të çdo qytetari, si dhe për respektimin e plotë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, mendon se interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit.
21/04/2009