Reagim i kryeministrit Sali Berisha: Në 10 kuti 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota të vjedhura!
UPDATE- Kryeministri Sali Berisha, duke komentuar procesin e rinumërimit të votave të 10 qendrave të votimit të cilat i përkasin qarkut të Lezhës deklaron se u zbardh manipulimi i rezultateve zgjedhore. Në një mesazh në Facebook, kreu i qeverisë thotë se nga hapja e 10 kutive u konstatuan 706 vota të vjedhura. “Ky është pushtet me vota të vjedhura”- tha Berisha. “Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Në 10 kuti 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota te vjedhura! Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe!”, vijon kryeministri Sali Berisha.
...