E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime per bllokaden me Kosoven ne Maqedoni

Ekonomistët shqiptarë në Maqedoni vazhdojnë të shprehin habinë lidhur me taksat kufitare të vendosura nga Maqedonia për hyrjen e qytetarëve kosovarë. Ata thonë se nuk mund të kuptojnë mendjemadhësinë me të cilën sillet Maqedonia ndaj shtetit ku realizon eksportin më të lartë në krahasim me importin.
Bllokadat në kufi vazhdojnë edhe më tutje, kurse ekonomistët shqiptarë në Maqedoni për këtë akuzojnë qeverinë maqedonase.

Sipas Zeqirit sjellja e autoriteteve maqedonase ndaj qytetarëe të Kosovës është edhe më e palogjikshme, për faktin se Maqedonia kundrejt Kosovës shënon suficitin më të lartë eksportues në rajon, por ndoshta edhe në Evropë dhe botë.

Deri sa vazhdojnë akuzat e ndërsjella mes Shkupit dhe Prishtinës, si në nivel politik poashtu edhe në nivel intelektual, sot në Shkup pritet të arrijë zëvendëskryeministri kosovar Hajredin Kuçi. Në takimet që do të realizojë me zyrtarët e Qeverisë maqedonase, do të bëhet edhe një tentim I radhës për gjetje të zgjidhjes. Prej vendosjes së taksave për qytetarët e Kosovës numri I udhëtarëve është zvogëluar për dhjetëfish. Gjendjen e vështirësojnë bllokadat e vendosura nga transportuesit maqedonas, të cilët nuk lejojnë fare hyrjen e kosovarëve në Maqedoni me vetura. Edhe pse kjo bllokadë është në kundërshtim me ligjin që ndalon bllokada në rrugë magjistrale, policia nuk ka ndërmarrë asgjë për largimin e saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›