E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet e banorëve për shtatzaninë e Domit

01/04/10 13:00

Seldi i rrëfen Edit të vërtetën për mërzitjen e tij dhe Domenikës. Edi vetëm rri dhe e dëgjon, ndërkohë që Seldi tregon për ngjarjen. Ai thotë se Domi ka filluar që cdo fjalë në lidhje me fëmijën, tia marrë për ters sikur ai të donte që të ndodhte. Ai thotë se po përjeton një ndjesi ndryshe dhe se kur kishte dëgjuar për situata të ngjashme, nuk e kishte besuar se mund të ndjehej kështu. Kur Edi e pyet se cfarë do ndodhë tani, Seldi tregon se ka marrë një vendim: të mbajnë fëmijën edhe pse shprehet se janë të dy të vegjël e nuk kanë të ardhme të sigurt. Ai shprehet se tani nuk di më se ku ta mbajë mendjen, tek vetja, Domi apo fëmija dhe shton se lojën në BB, nuk e mendon më. Seldi pi cigare dhe në fytyrë vihet re shqetësimi për gjendjen e krijuar. Ai herë pas here thotë nga një fjalë, duke shprehur shqetësimin e duke treguar se për fëmijën do bëjë gjithcka dhe se nuk e mendon aspak abortin apo ta braktisë e fëmijës ti mungojë babai, ashtu sikurse atij dhe Domit. Me ta bashkohet edhe Tatiana, ndërsa Seldi u tregon momentin se kur kanë patur marrëdhënien. Edi duket dyshues dhe i thotë se nëse është gënjeshtër e ditës së sotme, nuk duhet ta cojë më tej sepse nuk mund të bëhet shaka me këtë gjë, por Seldi e bind se nuk është e tillë. Këtë ngjarje e mëson edhe Tatiana, por ajo shprehet se tashmë ata duhet të mbajnë përgjegjësitë e të mos e mendojnë si dicka të keqe. Në fjalët e saja vihet re qortimi kur ajo i thotë Seldit se në shekullin ku jetojnë, nuk u falet që të ndodhin shtatzani të padëshiruara kur ka shumë mënyra për tu mbrojtur. Edhe Edi i jep kurajo duke i thënë se janë gjëra që ndodhin, ndërsa Seldi shprehet se të paktën i ndodhi me njeriun që do.
Banorët, ata që e dinë, fillojnë ta komentojnë me njeri-tjetrin këtë rrëfim të papritur. Edi vazhdon të dyshojë se mund të jetë lojë, por Klodi mendon se është e vërtetë. Edhe Olta është dyshuese. Më pas, Klodi dhe Olta diskutojnë për banorët që e mësuan këtë lajm. Olta thotë se e kishte këshilluar Domin të mos tregonte, por Klodit i duket dicka jo normale pasi i gjithë publiku e di tashmë. Klodi tregon se Seldi është tepër i mërzitur, po e vuan këtë lajm dhe se i duket i lëkundur. Ai e justifikon sjelljen tij duke thënë se është i ri. Aty vjen edhe Domenika dhe banorët vazhdojnë diskutimet për shtatzaninë e saj. Klodi ia thotë në sy se kjo mund të jetë një lojë për i Prillin, por Domenika trishtohet nga këto fjalë, preket e fillon të qajë. Seldi i shkon pranë dhe e qetëson, ndërsa më vonë, Klodi e merr pranë dhe e mban afër duke i kërkuar falje për fjalën që tha. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›