Vasili: Mjekësi, qeveria jep mesazhin që të ketë struktura të nivelit të lartë evropian Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, raportoi sot në Komisionin Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, ku sqaroi investimet dhe reformat e kryera në shëndetësi. Ai tha se Qeveria, e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha, japin mesazhin që të ketë struktura spitalore solide dhe të nivelit më të lartë evropian. ”Përfundimisht, orientohemi drejt një mjekësie racionale, intensive, që përdor shumë burime dhe energji në pak sipërfaqe të përqendruara, por dhe heqim dorë nga elementët menaxherialë të vjetruar”, tha Vasili. Ai tha se investimi në QSUT, arrin në rreth 22 milionë dollarë, prej të cilit 14 milionë janë nga Banka Evropiane për Zhvillim, pjesa tjetër kontribut i shtetit shqiptar, ndërsa për pajisjet mjekësore, janë investuar 7 milionë euro. Ministri i Shëndetësisë gjatë raportimit të tij ka sqaruar edhe investime të rëndësishme në spitale të tjera të vendit, investime të cilat, siç tha ai, do të ulin dhe ngarkesën e QSUT.