E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet pas ndeshjes Shqiperi-Gjeorgji

Në ndeshjen e parë, erdhi edhe goli i parë. Edgar Çani duhej të ishte në qiellin e shtatë pasi realizoi në portën e Gjeorgjisë, në miqësoren e Tbilisit, veçse, hidhërimi përzihet me gëzimin për shkak të humbjes 1-2. Djaloshi i rritur në Itali tregon emocionet e tij pas debutimit kuqezi.
Por, ndeshja pati edhe një hero tjetër, ndoshta edhe më të madh, edhe pse nuk e shmangu dot humbjen. Ky është pa asnjë dyshim, portieri Samir Ujkani, njeriu që shkëlqimin e Novarës e përcolli edhe në kombëtare, duke pritur dy penallti.
Sa për trajnerin Xhani De Biazi, humbja ishte e pamerituar për shkak të ndikimit të gjyqtarit në golin e dytë të ardhur pas penalltisë, ndërsa italiani u shpreh se nuk është i mërzitur nga loja e skuadrës së tij. De Biazi vlerësoi disa prej lojtarëve të tij dhe mbetet me shpresë se skuadra premton jo pak për të ardhmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›