E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia humb1-2 ne miqesoren me Gjerogjine

E qartë është se rezultati ishte në plan të dytë, ndonëse për një humbje askush nuk është i kënaqur. Aq më shumë kur kjo vjen me përmbysje, madje në fund. Shqipëria kryesoi në përfundim të pjesës së parë, por në të dytën vendasit realizuan dy herë.
Skuadra e drejtuar për herë të parë nga Xhani De Biazi kaloi në epërsi që në minutën e 3-të kur Edgar Çani depërtoi majtas në zonë dhe realizoi pas një gjuajtje diagonale.
Gjeorgjia, që nuk ka humbur kurrë në një miqësore ndaj Shqipërisë, reagoi dhe fitoi një 11-metërsh, por portieri Ujkani u tregua i shkëlqyer duke pritur.
Veçse, atë që nuk e bëri në pjesën e parë, skuadra vendase e realizoi në të dytën duke shënuar që në minutën e dytë të saj. Ishte një zbritje e shpejtë në të cilën numri Kobahidze nuk u vu re aspak nga mbrojtësit dhe realizoi me një gjuajtje të fortë në zonë.
Në vazhdim, Gjeorgjia vazhdoi të luante më mirë dhe më rrjedhshën, pavarësisht se kuqezinjtë u përpoqën të mbaheshin fort në fushë. U duk se kjo taktike po jepte fryte, pasi kundërshtarët nuk po arrinin të krijonin raste të pastër, veçse nënvleftësimet e minutave të fundit sollën humbjen.
Fillimisht, Gjeorgjisë iu akordua një 11-metërsh për një ndërhyrje të gabuar të Zeqirit. Ujkani sërish grushtoi gjuajtjen e futbollistit gjeorgjan dhe vendasit shënuan në gjuajtjen e katërt.
Kuqezinjtë protestuan për prekje topi me dorë dhe pozicion jashtë loje, por kjo nuk vlejti, ndërsa prova e fundit e Bakajt nga goditja e dënimit përfundoi mbi tra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›