Shqiperia do te luaje nje miqesore ndaj Spanjes

Kurrë më parë nuk kemi arritur ta luajmë një përgatitore të tillë, një përballje që të vjen keq ta quash të tillë. Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një miqësore të nivelit më të lartë të mundshëm më 30 qershor të këtij viti dhe kjo do të jetë përballë Spanjës, kampione e botës dhe kampione e Europës në fuqi, ndërsa iberikët do të bëjnë përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në Euro 2012.
Këtë e konfirmoi sot, gazetari Dritan Shakohoxha, i cili kishte biseduar me vetë presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Pra, mbetet ende të përfundohen disa detaje, por jepet me siguri të plotë se spanjollët e Visente Del Boskes do të ndeshen me “shqiponjat” e Xhani De Biazit.
Do të jetë rasti që kuqezinjtë të testohen përballë Ksavit, Iniestës, Fabregasit, Sergio Ramosit apo Iker Kasijasit, lojtarëve më të mrekullueshëm të botës, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë.