E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi, bankat shtojne kreditimin ne leke

Kredite ne euro dhe te gjitha sherbimet e tjera qe ofrohen ne euro jane shtrenjtuar 12 per qind me shuam kete vit per shkak te nencmimit te lekut ndaj valutes se perbashket te BE. Nderkohe me heret Banka e Shqiperise i kishte keshilluar bankat e nivelit te dyte te kreditonin klientet ne monedhen qe i kishin te ardhurat. Megjithese ka nje tendence pozitive ne kete drejtim, rreth 75 per qind e portofolit te bankave eshte ne euro. Por, tendenca e bankave per te perdorur lekun eshte rritur ndjeshem kete vit. Konstatimin e ka bere Banka e Shqiperise, sipas se ciles ecuria e kredise sipas monedhave shpreh tendencen e bankave per te zhvendosur aktivitetin kreditues nga kreditimi ne monedhe te huaj, ne leke. Banka e Shqiperise vlereson se, kjo zhvendosje vleresohet si nje zhvillim pozitiv ne sistemin tone bankar. Nje vemendje me e madhe e bankave per kreditimin ne leke krijon me shume hapesira per rritjen e efektivitetit te politikes monetare dhe ndikimin e saj ne sjelljen e agjenteve ekonomike, sqaron autoriteti qendror bankar. Gjithashtu, zhvendosja e portofolit te kredise ne monedhen vendase do te ulte ekspozimin e zhvillimeve te sistemit bankar nga levizjet e kursit te kembimit dhe do te kontribuonte ne ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit financiar ne vend. Banka Qendrore, ka marre nje sere masash ndaj bankave te nivelit te dyte, per te nxitur prej tyre perdorimin e lekut. Gjate gjithe vitit qe shkoi Banka e Shqiperise ka keshilluar bankat e nivelit te dyte qe te perdorin kreditimin ne leke per ata kliente qe kishin te ardhurat ne leke, per te shmangur ne kete menyre rrisqet qe mund te vijne nga kursi i kembimit. Por Banka e Shqiperise pas shume keshillash eshte detyruar te hartoje rregullore qe i detyrojne bankat te perdorin monedhen vendase per disa sherbime. Perdorimi i monedhes vendase nga operatoret e medhenj te tregut, sigurisht qe do te ndikoje ne rritjen e vleres se saj.

Tendenca

Tendenca e bankave per te perdorur lekun eshte rritur ndjeshem kete vit. Konstatimin e ka bere Banka e Shqiperise, sipas se ciles ecuria e kredise sipas monedhave shpreh tendencen e bankave per te zhvendosur aktivitetin kreditues nga kreditimi ne monedhe te huaj, ne leke


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›