E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhedini: PDIU nuk bashkon votat me PS, ja e vërteta e incidentit në KZAZ 33

TIRANË- Tahir Muhedini, kandidati për deputet i PDIU konfirmon se partia e tij e cila deri më tani ka siguruar 5 mandate nuk do i bashkojë votat me PS edhe pse rrezikon të dalë në opozitë.

Në një intervistë për gazetarin e News24, Spartak Koka Muhedini sqaroi edhe incidentin tek njësia 33 ditën e djeshme, ku emri i tij u lakua nga PS, se po tentonte te manipulonte votat. 

“Vendimi është se ne jemi me mazhorancës dhe nuk ndryshojmë për 24 orë. Nuk do thuhet humbi PD erdhi PS. Për ne është hera e parë që marrim mandat në Tiranë dhe pretendojmë se marrim më shumë. Personalisht ftesën e kam me të djathtën dhe nuk kam pse të mendoj ndodhje ftesë tjetër”, tha Muhedini. 

“Në fakt duhet te isha prononcuar që dje, por në faktin se kemi shumë gëzim për 5 mandatet e marra. Tahir Muhedini ka 5 vjet që nuk ka hipur në fugon jo me në fugonit e CEZ dhe nuk jam parë në fytyre me Arben Qirjako. Deputeti i PS, është penduar, madje dhe sot jam takuar me fytyrë me të. Këto janë ngjarje të turpshme dhe spekulative. Unë u takova me Sadri Abazin dhe ne një farë mënyrë kërkoi dhe falje. Është mirë të mos spekulohet”, sqaroi Muhedini. 

Kandidati i PDIU, tha se partia e tij pretendon të marrë një mandat të 6-të, teksa u shpreh i kënaqur me rezultatin e arritur deri në këto momente.

“Rezultati është i kënaqshëm dhe pretendojmë për mandatin e 6-të. Edhe këtu kemi rezultat të kënaqshëm dhe falënderoj elektoratin për besimin që na kanë dhënë. Të gjithë qarqet që pretendonim i keni, por kemi pretendim në qarkun e Durrësit, dhe në Elbasan të marrim 2 mandate ashtu si në Vlorë. Në Tiranë kemi marrë 8 mijë e ca vota dhe presim dhe 200 kuti. Në qarkun e Elbasanit me pak vota mund të marrim mandatin e dyte dhe kompensojmë qarkun e Durrësit”, tha Muhedini duke shtuar se gjithçka procesi ka shkuar normalisht në qendrat e votimit”, tha Muhedini.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›