E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi i parë pas balotazhit, Kurti: Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

Pak orë pas mbylljes së balotazhit për zgjedhjet komunale, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë edhe reagimin e parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti teksa falenderon qytetarët, shprehet se Vetëvendosje do të qeverisë për 4 vitet e ardhshme 7 komuna, si asnjëherë më parë.

Sipas tij, “Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve”.

Postimi i Kurtit në Facebook:

“Të dashur qytetarë të Kosovës, Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra. Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore. Përzemërsisht, Albin Kurti” Pas këtyre zgjedhjeve, Vetëvendosja do të drejtojë shtatë komuna: Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Gjilanin, Fushë Kosovën, Podujevën, Shtimen e Kamenicën. Harta se si do të qeverisen komunat e Kosovës për 4 vitet e ardhshme:

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›