E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi/Ambasadori Sequi: Opozita të bashkëpunojë, pasi Shqipëria po mbetet larg axhendës së BE-së

23-07-2011 / Gazeta 55

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, ambasadori Ettore Sequi deklaroi dje se Brukseli beson se partitë politike nuk do pengojnë të ardhmen e vendit. Sipas tij, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike dhe se u takon këtyre të fundit që të vendosë si prioritet integrimin dhe jo sherret e vogla për interesa të paqarta. “Kemi besim se politika do të bashkëpunojë për integrimin e vendit. Objektivi më i madh i politikës shqiptare duhet të jetë pikërisht integrimi, pasi Shqipëria është larg axhendës së BE” - tha Sequi, gjatë ceremonisë së përurimit të doganës së rikonstruktuar në Tushemisht. Siç nënvizoi ambasadori, Bashkimi Evropian është i gatshëm të asistojë në këtë drejtim, pasi Shqipërisë i duhet ende punë në rrugën e gjatë dhe të vështirë të integrimit. Ai theksoi dhe njëherë se bashkëpunimi konstruktiv në parlament, është një detyrë kyçe e Brukselit ndaj politikës shqiptare.
Sipas ambasadorit Sequi, Shqipëria duhet të përmbushë 12 kriteret e integrimit evropian, deri në fund të këtij viti, në mënyrë që t’i hapet rrugë marrjes së statusit të vendit kandidat.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›