E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton në Prishtinë: Zbatoni marrëveshjet

10-07-2013 / Gazeta 55

Takoi presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton nisi sot vizitat në Kosovë. Takimin e parë e nisi me Presidenten Atifete Jahjaga dhe me pas me Kryeministrin Hashim Thaçi.
Takimi me Thacin u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa më pas ata zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Baronesha Ashton vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga qeveria kosovare. Madje Ashton theksoi se është në dijeni të përpjekjeve të kryeministrit Thaçi në tentativën për realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë.
“Keni treguar lidership dhe keni punuar me zell dhe keni dhënë shumë nga vetja për të çuar para këtë proces. Besoj se shumë nga ju, do keni pushime verore dhe shumë prej jush si këtu, si në Beograd. Dy gjëra dua të them sot këtu, e para, është e mrekullueshme që jam këtu dhe e dyta e ngazëllyer që Këshilli ka marrë vendimin që ka marrë dhe ju përgëzoj juve i dashur kryeministër, ju është dashur shumë guxim të bëni ato që iu kërkohen, por ju jeni një burrë shteti i vërtetë”, tha Ashton.
Baronesha Ashton dje qëndroi në Beograd, ku takoi udhëheqësit më të lartë serbë.
Në Beograd ajo deklaroi se pas vendimit historik, siç vlerësoi ajo, të Këshillit Evropian për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë, tani duhet zbatimi i marrëveshjes për normalizim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›