E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagojnë komunat për ndarjen e granteve për vitin 2014

Kryetarët e Komunave vlerësojnë se me grantin për arsim të propozuar nga ana e Qeverisë vihet në rrezik funksionimi normal i sistemit të arsimit nëpër komuna. Ndërkaq granti për shëndetsi i dedikuar për komunat është nën standardet e propozuara për shërbime nga Ministria e Shëndetësisë.

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës në mbledhjen e vetë analizoi procesin e shqyrtimit të Granteve Specifike për Arsim dhe Shëndetësi për komunat e Republikës së Kosovës për vitin 2014 nga ana e Komisionit për Grante Qeveritare, e ku anëtar janë edhe katër përfaqësues të Komunave: Haki Rugova, kryetar i Istogut, Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit, Mehmet Krasniqi, kryetar i Obiliqit dhe Adriana Hoxhiq, nga Zyra Administrative Mitrovica e Veriut.

Përfaqësuesit e Komunave në Komisionin për Grante raportuan për takimet në këtë Komision dhe sqaruan qëndrimin e tyre për të braktisur mbledhjen e Komisionit për Grante, takim ky i mbajtur me 29 prill 2013 meqë nuk janë pajtuar me propozimet e Qeverisë për ndryshimet në grantet për arsim dhe shëndetësi.

Ata në njërën nga pikat vlerësojnë se komunat me ndryshimin e qëndrimit të Ministrisë së Financave (prej takimit të 15 Prillit dhe atij të 29 Prillit) do të dëmtohen në vlerë prej 31.25 milion euro.

Kryetarët e komunave vlerësuan se me këto grante për arsim të propozuara nga ana e Qeverisë vihet në rrezik funksionimi normal i sistemit të arsimit nëpër komuna. Ndërkaq granti për shëndetsi i dedikuar për komunat është nën standardet e propozuara për shërbime nga Ministria e Shëndetësisë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›