E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet 16 vjeçarja

Një vajzë 16 vjeçare nga fshati Dollogozhdë i Strugës, i ka marrë jetën vetës, natën e mbrëmshme në rrethana të cilat as pjesëtarët e familjes së saj nuk mund t’i sqarojnë.

Mësohet se 16 vjeçarja F.M., nxënëse e vitit të dytë të gjimnazit "Dr Ibrahim Temo" në Strugë, pasi është kthyer nga shkolla ka shkuar në dhomën e saj dhe, si duket ka pirë një sasi të konsiderueshme tabletash, të cilat i shfrytëzonin anëtarët tjerë të familjes.

Vajza e re është gjetur nga anëtarët e familjes së saj në gjendje të rëndë shëndetësore, të shoqëruar me të vjella dhe ata menjëherë e kanë nisur për në spital. Por, fatkeqësisht rrugës për në spital, vajza e re ka ndërruar jetë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›