Reagojne shoqatat humanitare te hetohet ndaj akuzave te Marti
Prishtine 19 dhjetor NOA- Ne kuader te reagimeve ndaj raportit te Dick Marti Fondi per te Drejten Humanitare ne Kosove kerkon nga organet pergjegjese qe menjehere te fillojne krijimin e nje komisioni te pavarur per hetimin e te gjitha pretendimeve.
Ne kete raport ish-kreu i ekzekutivit Hashim Thaci etiketohet si udheheqes i kontrabandes me arme droge dhe organe njerezore nga fillimi i luftes deri me sot.
Kerkesa e Fondit per te Drejten Humanitare pason reagimet e indinjates se shprehur nga Prishtina dhe Tirana zyrtare pas publikimit te raportit te hartuar nga senatori Dick Marti per Keshillin e Europes.
Komiteti Parlamentar i Asamblese se Keshillit te Evropes ka miratuar projekt-raportin dhe propozim-rezoluten te cilen e ka pergatitur Dick Marty e Fondi kosovar per te Drejten Humanitare thote se keto akuza serioze kerkojne reagim te menjehershem te organeve kompetente ne Kosove.
a.y/NOA