E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, Rahoveci nesër në balotazh për kryetar komune

RAHOVEC- Banorët e Komunës së Rahovecit për herë të tretë brenda një viti do t’u drejtohen nesër kutive të votimit për ta zgjedhur prijësin e Komunës së tyre. Të drejtë vote kanë 47 mijë e 400 votues. Të dielën në këtë komunë do të hapen 34 qendra votimi, me gjithsej 71 vendvotime, ku votat e qytetarëve presin t’i marrin Ibrahim Kryeziu (LDK) dhe Smajl Latifi (AAK). Komisioni Qendror Zgjedhor, në mbledhjen e së premtes, ka bërë me dije se ky institucion është i gatshëm për të organizuar procesin zgjedhor në këtë komunë. Rahovecin deri në korrik e kishte udhëhequr Qazim Qeska, i PDK-së, kur edhe kishte ofruar dorëheqjen nga kjo pozitë, për t’u rikthyer një muaj më vonë pas presionit të bërë nga kryeministri në largim Hashim Thaçi.
(s.g/koha ditore/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›