Sot Rahoveci zgjedh kryetarin e komunes

Rahovec 19 dhjetor NOA- Diten e sotme qytetaret e Rahovecit do te drejtohen drejt qendrave te votimit per te zgjedhur kreun e tyre te komunes.
Ne kete gare perballen mes tyre kandidatet Ibrahim Kryeziu i LDK dhe Smajl Latifi i AAK.
47 400 jane personat qe kane te drejte zgjedhje ne kete komune me votat e te cileve pritet te dale drejtuesi i Rahovecit.
Ne 34 qendra votimi dhe ne 71 vendvotime do te drejtohen banoret e komunes te cilet deri ne korrik ishin drejtuar nga Qazim Qeska i PDK-se i cili me pas dha doreheqjen duke u rikthyer nje muaj me vone pas kerkeses se Kryeministrit Hashim Thaci.
Nga ana e tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne mbledhjen e se premtes ka bere me dije se ky institucion eshte i gatshem per te organizuar procesin zgjedhor ne kete komune ne menyre sa me te rregullt.
a.y/NOA