E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dua te denohen pergjegjesit

Kryeministri Berisha kerkoi dje nga Gjirokastra hetim te plote per te nxjerre pergjegjesit qe shkaktuan shembjen e nje pallati ne lagjen "11 Janari" te ketij qyteti. Pasi mberriti ne vendngjarje me helikopter, pak ore pasi kishte ndodhur ngjarja e rende, kryetari i qeverise premtoi hetim ne te gjitha strukturat per tragjedine qe tronditi qytetin jugor.

"Duhet te behet dhe do te behet nje hetim i plote, i gjithanshem i te gjitha pergjegjesive per kete ngjarje tragjike, e cila ka tronditur gjithe Gjirokastren. Hetimi ka filluar dhe policia kriminale, prokuroria, policia gjyqesore e te tjera struktura, po merren me ceshtjen e hetimit te kesaj ngjarjeje shume te rende", - deklaroi kryeministri Berisha ne pergjigje te interesimit te mediave per zbardhjen e kesaj ngjarjeje. Po keshtu kryeministri Berisha gjate vizites se tij ne Gjirokaster, premtoi se te gjitha strukturat shteterore do angazhoheshin ne menyre qe ngjarja te perballohej sa me mire.

"Qeveria do te beje cdo perpjekje qe te mund te zgjidhe problemet me te mprehta te situates se krijuar", u tha kryeministri Berisha personave te mbijetuar nga ngjarja e rende. Sipas kryeministrit, po ndermerren masa te shpejta per sistemimin e familjareve qe kane humbur strehimin dhe po vazhdohet me insistim per te gjetur rrugen me shpetuese te mundshme, per te ndihmuar ata te cilet jane nen rrenoja. Nga ana tjeter kryetari i qeverise paralajmeroi se oret e metejshme do te qartesojne edhe permasat e verteta te kesaj ngjarjeje te rende. "Numri se sa persona mund te jene nen rrenoja, nuk eshte i qarte, mund te jene 3, mund te jene 5, mund te jene edhe me shume, sepse edhe ne zonen ku punonin punetoret e firmes, edhe pse thuhet se ata jane larguar, ka mjete pune qe jane nen rrenoja", - deklaroi Berisha per mediat, duke theksuar se po punohet intensivisht per zbardhjen e plote te ngjarjes se rende. Po dje kryeministri Berisha, ne takimin e zhvilluar me Shtabin e Emergjences te ngritur per perballimin e situates, kerkoi nga te gjitha strukturat qe, se pari, puna te perqendrohet ne perballimin e situates, nxjerrjen nga rrenojat e personave qe mund te kene mbetur nen to. Po keshtu shefi i qeverise kerkoi pergjegjesi maksimale ne ndihmen mjekesore per te lenduarit nga kjo ngjarje, te cilet ndodhen ne Spitalin e Gjirokastres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›