Stuhia po afron
Nje pallat pesekatesh, ndertuar disa vite me pare ne qytetin e Gjirokastres, u shemb si te ishte mberthyer nga te kater anet nga kallepe tritoli. Duke te kujtuar shembjet spektakolare qe regjistrohen nga kamerat e Discovery Channel per t'i transmetuar ne programet e tij.
Por ndryshe nga shkaterrimet e godinave per te ndertuar te tjera, dhe me moderne, ne rastin e Gjirokastres, ne pame dhe konstatuam faktore tejet alarmues: U shemb nje pallat, i cili ne castet fatale ishte plot me banore. Te cilet shpetuan mrekullisht, duke i ndihmuar Zoti te rendin me te katra, para se t'i perpinin rrenojat, ashtu sikurse ndodhi me nene e bije dhe te moshuaren, per fatin e te cileve, ende asgje nuk dihet.
Policia e Shtetit, tha se ngjarja e rende eshte shkaktuar si rezultat i punimeve qe po kryheshin ne afersi te nderteses se tragjedise, si pasoje e te cilave eshte shkaktuar rreshqitja e dheut nen themelet e pallatit. Qartazi, policia ka pohuar se ketu ka nje zinxhir fajtoresh, duke cekur, vetem fillesen e tyre: Drejtues te punimeve te firmes "Arti sh.p.k", jane shoqeruar ne polici, ndersa njeri prej tyre u zhduk ne Kakavije, ku u arrit te kapej, ne tentative per t'u larguar nga Shqiperia.
Nderkohe, ende nuk eshte e qarte nese do te kete vale tjeter shoqerimesh apo arrestimesh. Sikunder nuk dihet sa do t'i "gezohen" qelive, te shoqeruarit e pare. Paralelisht, pushteti vendor ka nisur nje heshtje "te posacme" per tragjedine e "11 Janarit". Ata ndoshta nuk guxojne te flasin per nje teme, qe e dine mire se rrenjet nuk i ka keto oret e fundit, por goxha me larg.
Shtate vjet e gjysme me pare, disa banore te pallatit te "11 Janari", permes kameres televizive paralajmeronin tragjedine ne Klan. Duke pohuar se pallati ishte ne rrezik dhe se i druheshin shembjes se tij. Nje problem qe u be publik dhe qe sigurisht nuk mund t'i shpetonte syrit "vezhgues" te autoriteteve vendore dhe qendrore.
Por vitet kaluan nje pas nje dhe ajo kronike u harrua. Jo se problemi nuk qendronte me, perkundrazi, gjendja po agravohej, derisa, sikunder deklaroi Ministria e Brendshme, pallati u shemb mesditen e se dieles, "per shkak te punimeve te firmes ne pallatin prane, qe shkaktuan rreshkitjen e dheut nen themelet e pallatit". Kurse autoritetet, as qe e vrane mendjen ndonjehere, jo te merrnin masa parandaluese, por as te merrnin mundimin "t'i futnin nje inspektim andej nga ankohen ca banore pallati".
***
Tragjedia e Gjirokastres, nuk mund te konsiderohet kurrsesi nje ngjarje e lokalizuar. Ajo ka mundesi te forta te jete nje precedent i frikshem dhe i paralajmeruar i asaj qe shume specialiste i druheshin vitet e fundit, se do t'i ndodhte nje dite ndertesave te banimit, sidomos atyre te ndertuara pas viteve '90. Pallate, te ndertuara si kerpudhat, me punetore pa kurrfare pervoje ne ndertim, me mjeshtra qe vetem te tille nuk ishin, ne pjesen me te madhe te tyre. Pa u ndalur gjate ne materialet e ndertimit, ku specialistet qe kane punuar vete ne nje varg firmash ndertimi, pohojne se me urdher te kapove te tyre, benin te pamunduren qe te ulnin koston e objekteve rezidenciale apo tregtare.
Ndersa dihet, se ne pjesen me te madhe, pallatet e ndertuara pas viteve '90, kane mungese te theksuar te elementeve standarde qe duhet te kete nje objekt rezidencial apo tregtar, sidomos sa i perket lendes se pare, cilesise dhe mases se perdorur. Dhe ketu, eshte e kote pastaj te flasesh per standarde te tjera, ne Shqiperi te marra lehte, por ne BE, me "ftese" burgu nese nuk i zbaton, si vendpushime, parkingje, gjelberim, rruge te shtruara, ashensore te mjaftueshem, siguri teknike, elemente per mbrojtjen nga zjarri, shkalle emergjence dhe shume te tjera, qe ne Shqiperi as qe cohen neper mend te zbatohen.
***
Ajo qe ndodhi dje ne Gjirokaster, po afron keshtu friken e bazuar se stuhia po afron. Shume pallate, qofte godina rezidenciale apo tregtare, konstatohet te jene me mungesa te theksuara te standardeve te siperpermendura. Shteti ketu, ka nje shans te madh te parandaloje stuhine, sa nuk eshte vone. Thjesht duke kontrolluar, jo vetem objektet ne ndertim, cilesine dhe ligjshmerine e tyre, por pse jo edhe te atyre ekzistuese qe nuk eshte e veshtire t'i konstatosh.