Raporton Imami: Nuk ka trafik te armeve, as pergjime Rozeta Rapushi
Debate te gjata ne Komisionin Parlamentar te Sigurise, ku i pranishem ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, per akuzat e ngritura nga PS per trafik te armeve, pergjime te diplomateve apo kontrollin e Kuvendit. Ne mbyllje te ketyre diskutimeve te zhvilluara me dyer te mbyllura, Ministri Imami, beri te qarte se nuk mund te kete trafik te armeve. Nderkohe qe kujtoi se Kuvendi duhet te kete te qarte kufijte dhe limitet e tij, per sa i perket kontrolli. "Nuk mund te kete trafik. Une i raportoj Kuvendit, kryetares se Kuvendit cdo tre muaj ne lidhje me te gjitha shitjet dhe me detaje, Kryeministrit dhe Presidentit te Republikes. Ky eshte detyrim ligjor dhe une zbatoj ligjin. Nga ana tjeter, shitja e armatimeve dhe municioneve te teperta eshte prioritet kombetar, eshte detyre qe une duhet ta kryej dhe nuk duhet ta pengoj", - u shpreh Imami. Sipas tij, dy jane rruget, ose do te shiten pjese te armatimeve dhe municioneve dhe me ato para do te shkaterrohen ato qe nuk mund te shiten se jane teper te vjetra dhe ne gjendje te keqe, ose me pas do te duhet t'i shkaterrojne dhe ato dhe te harxhohen akoma me teper para per kete proces. "Eshte ne interesin me te mire te vendit shitja", - theksoi ai. Duke u ndalur tek kerkesa per kontroll nga opozita, ministri beri te qarte se Parlamenti duhet te kete te qarte kufijte dhe limitet e tij dhe ceshtjet le t'i diskutoje Komisioni dhe Kuvendi. "Edhe Kryeministri kur vjen kontrollon ne Ministri me inspektimin e tij, vjen paraqitet, ben nje takim dhe sjell nje plan konkret. Kontrolli parlamentar eshte shume i rendesishem, shkelja e limiteve te kontrollit parlamentar eshte nje precedent i keq dhe sigurisht qe une si deputet dhe si minister nuk do ta lejoj", - theksoi ministri. Pas kerkesave te zgjatura prej muajsh ai paraqiti dje dy reforma te rendesishme te ushtrise qe, sic theksoi, jane kryer keto vite dhe qe kane pasur rezultate te shkelqyera, si tabelat e reja te organizimit dhe permiresimit te strukturave, po keshtu dhe Konferenca me ACT-ne. "Ky lloj kontrolli eshte nje kontroll serioz parlamentar, eshte demokratik. Ne qofte se pas kesaj seance deputetet, le te themi te cdo krahu politik, do te kene nevoje per pyetje te tjera sqaruese mund t'ua dergoj me shkrim sic ia kam derguar gjithmone, ashtu sikurse mund te vij edhe te risqaroj", - vijoi ministri. Seanca degjimore e zhvilluar dje ne komisionin e Sigurise me ministrin Imami ishte kerkuar nga opozita per te marre informacion rreth "Planit te perhapjes se Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, si dhe ndryshimet strukturore qe i jane bere ketij plani". Nenkryetari socialist i komisionit, Ilir Gjoni, tha se Imami ndodhet ne kete seance, pasi ka penguar kerkesen e tyre per kontroll. Duke i kerkuar kreut te institucionit, qe te mos perdore arrogance ne mbledhje. E njejta gje u pohua dhe nga socialisti Pirro Lutaj. Ne ato pak minuta ku u lejuan edhe mediat, deputeti demokrat Astrit Patozi tha se ky komision nuk ka marre asnje vendim per kontroll ne Ministrine e Mbrojtjes. "Ju kerkoni nje 'Watergate' ne Shqiperi, por nuk mund ta gjeni. Ne nuk kemi asgje per te fshehur. Per cdo dyshim qe keni do te kete vetem pergjigje institucionale", - u shpreh Patozi. Por, sipas socialistit Gjoni, mazhoranca nuk mund te genjeje ne komision. Kohet e fundit, anetaret socialiste te Komisionit te Sigurise, kane akuzuar Ministrin e Mbrojtjes se nuk lejon kontroll parlamentar ne institucionin qe ai drejton.
Pergjimet? Imami: Nje tjeter tullumbace e PS-se qe do plase
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, hodhi poshte dje cdo akuze te deputeteve socialiste per pergjime te deputeteve dhe diplomateve. Duke iu pergjigjur interesit te gazetareve pas mbledhjes me dyer te mbyllura te Komisionit te Sigurise, ministri tha se nuk ka gjera te tilla, por per cdo element qe eshte i lidhur me konfidencialitetin dhe sekretin, duhet te ngrihet nje nenkomision me tre apo kater njerez te besueshem te grupeve parlamentare qe te betohen per sekretin, se pari, dhe kur te dalin nga ai komision te dalin me nje deklarate te perbashket dhe te mos informojne as kryetaret e partive se cfare kane pare, as grate e tyre, por te thone ka apo nuk ka pergjime. "Dua te nenvizoj qe provokimi qe jane pergjuar edhe diplomate nuk shkon. Nuk jemi ne kohen e Traktatit te Varshaves qe te pergjohen diplomatet e vendeve te Perendimit. Kjo eshte nje ceshtje e se shkuares, por edhe kjo tullumbace e dyte shume shpejt do te plasi", - u shpreh Imami.