Champions League ne loje hyjne gjigandet

Do të jetë ora 17:45 kur skuadrat më të mëdha të Europës do të mësojnë rivalët në grupe.
Në Montekarlo hidhet shorti i Champions League-s, me 32 skuadra të ndara në 4 vazo.
Bajerni i Mynihut do të nisë mbrojtjen e titullit, por këtë herë në hedhjen e goglave, ende jo në fushën e lojës.
Në vazon e parë nuk do të ketë asnjë skuadër italiane, shenjë e qartë e rënies së fuqisë së futbollit të Apenineve.
Nënkampionia e Europës, Dortmundi, do të jetë në vazon e tretë, për shkak të traditës së varfër të kohëve të fundit.
Në vazon e parë janë Bajerni, Barcelona, Çelsi, Reali i Madridit, Mançester Junajtid, Arsenali, Porto dhe Benfika.
Juventusi është në vazon e dytë po ashtu si Milani.
Në ceremoninë e hedhjes së shortit është e përfshirë edhe dhënia e çmimit të Lojtarit më të mirë të Europës për edicionin e kaluar.
Frank Riberi, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë mëtuesit për këtë çmim.