Reagon CEZ

Sipas CEZ, ndërprerja e energjisë për debitorët ku përfshihen edhe ujësjellësat ka ardhur si pasojë e bërjes së veshit të shurdhër nga ky institucion, pavarësisht njoftimeve të vazhdueshme të kompanisë.
CEZ, thuhet më tej, nuk do të tolerojë më borxhin prej 1,1 milardë lekësh të akumuluar nga ujësjellësat përgjatë këtyre muajve. Kompania thekson më tej se mirëpret ndërhyrjen e qeverisë për të alokuar fondet e për të ndihmuar në këtë mënyrë ujësjellësat në përmbushjen e detyrimeve të tyre kontraktore.
Sipas CEZ, një aksion i tillë do të vijojë për të gjithë klientët familjarë, buxhetorë apo jo buxhetorë të cilët injorojnë mundësitë për zgjidhje që ofron kjo kompani.
“Pa arkëtime CEZ nuk mund të mbijetojë”, thuhet në njoftim.
“Kjo kompani është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për zgjidhjen e plotë të këtij problemi madhor”, përfundon njoftimi.