E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Genta: Ishte zenke, jo rrahje



Pas lajmit, i cili direkt pushtoi agjencite e lajmeve per incidentin qe kishte ndodhur mes Genta Ismajlit dhe DJ.-it te saj personal, DJ. Roni, ne Malisheve, kengetarja ka reaguar per mediat kosovare. Ajo ka mohuar zerat, ne lidhje me lajmet qe kane qarkulluar te shtunen, se eshte rrahur nga DJ i saj personal. Genta Ismajli, ka thene se te gjitha ato qe jane shkruar neper portale, nuk jane lajme te sakta. Sipas saj, eshte nje ceshtje e brendshme, por fatkeqesisht, nga persona te papergjegjshem ne media eshte shpikur me shume se cfare ka ndodhur ne te vertete.

"Ishte vetem nje zenke e vogel, prej se ciles DJ eshte pushuar nga puna, e per kete ndoshta edhe jane shtuar fjale per emer apo per interesa te tjera personale", - ka thene Genta.

Gjithashtu, ajo eshte cuditur se dhe emrat qe jane interpretuar ne ate lajm, nuk jane te sakte. Pos kesaj, kjo zenke nuk ka ndodhur fare ne sy te publikut, por krejtesisht larg tij, ka thene kengetarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›