E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje në uzinën e armëve në Poliçan, roja vret kryeteknikun dhe veten

Skrapar- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në uzinën e armëve në Poliçan ku roja i objektit ka qëlluar me armë shefin e sigurisë teknike dhe më pas ka vrarë edhe vetën.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ka qënë ora 07:30 kur roja Gëzim Dervishi dhe shefi i sigurisë teknike Vladimir Guri kanë nisur debatet e forta me njëri-tjetrin, për motive ende të paqarta.

Sakaq gjatë konfliktit roja Dervishi është larguar për disa minuta për tu rikthyer me një armë zjari tip kallashnikov dhe ka qëllaur mbi kryeteknikun Gurin. Pas vrasjes së këtij të fundit roja ka vrarë edhe veten. Ndërkohë policia po mbërrin në vendin e ngjarjes dhe sipas dëshmive të punonjësve të uzinës dyshohet se edhe një person i tretë ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje e rëndë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›